Armend Thaqi: Paraqitje e mirë ndaj Zalgiris, mund të fitonim 4 me 0

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja e parë kualifikuese e Ligës së Kampionëve mes Ballkanit dhe Zalgiris.

Skuadra kosovare debutoi në garat evropiane, duke arritur një barazim 1 me 1.

Ishte një ndeshje dominuar nga skuadra kosovare, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 15-të.

Ishte Nazmi Gripshi ai që shënoi gol të bukur nga një distancë e madhe.

Megjithatë, Buff barazoi shifrat 10 minuta më pas, duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kishte shumë raste të tjera të krijuara për gol, por që mungoi konkretizimi i duhur tek futbollistët e Ilir Dajës.Pas ndeshjes, Armend Thaqi, tha se skuadra kishte një paraqitje shumë të mirë dhe se ndeshja mund të përfundonte me rezultat 4 me 0.

“Ishte paraqitja jonë e parë dhe mendoj se ishte një paraqitje shumë e mirë, e dominuam plotësisht kundërshtarin, me ndeshjen që mund të përfundonte edhe 4 me 0. E pranuam golin për shkak të shpërqendrimit, por ky është futbolli dhe duhet të shkojmë atje dhe të kërkojmë kualifikimin”, tha Thaqi.