Armët e mjeshtërve shqiptarë (Video)

Periskopi.com Kulturë

Armë të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë si jataganë, pushkë, kobure, vezme dhe harbi të dekoruara në një mënyrë tepër të rafinuar me ar dhe argjend vijnë të ekspozuara për publikun në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar si pjesë e fondit të tij.

Drejtori i muzeut, Dorian Koçi tha se kjo ekspozitë tregon një nivel të lartë të mënyrës se si punoheshin armët në mbarë trevat shqiptare duke sjellë në kujtesë një ekspozitë në Parisë.

Koçi: Ajo që unë dëshiroj të theksoj është se ky koleksion iu dha publikur në kuadër të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për të bërë të mundur dhe për të kuptuar se si ka ecur armatimi në pikëpamje ushtarake dhe pjesa artizanale.

Një katalog në shqip dhe anglisht me këto armë pritet të vijë së shpejti për publikun si një botim i Muzeut Historik Kombëtar për të ndihmuar vizitorët vendas dhe të huaj të njihen me këtë pjesë të historisë.

Ekspozita do të qëndojë e hapur në hollin kryesor të muzeut nga data 3 deri më 13 nëntor.

Shpërndaje në: