Armina Mevlani tregon çfarë ndodh pasi zihet me burrin

Armina Mevlani tregon çfarë ndodh pasi zihet me burrin

Armina dhe Shkëlzeni mbeten një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë më shumë për ta. Ashtu si çdo çift, edhe Armina e Shkëlzeni kanë ato zënkat e vogla dhe me anë të një postimi në Instagram fashionistja na ka treguar se çfarë ndodh pas sherrit.

Armina ka postuar një video ku tregon macen dhe maçkun e saj që përleshen me njëri-tjetrin e në fund mbajnë inat duke qëndruar larg.

“Gruaja dhe burri pas sherrit”, shkruan Armina krah videos ku tregon këtë moment qesharak që ndodh edhe tek çdo çift.

Kujtojmë që Armina dhe Shkëlzeni vitin tjetër pritet të bëjnë një dasmë madhështore.

Shpërndaje në: