“Armiqtë” që synojnë postin e kryetarit harrojnë fushatën, dalin bashkë në fotografi (Foto)

“Armiqtë” që synojnë postin e kryetarit harrojnë fushatën, dalin bashkë në fotografi (Foto)

Kandidati i AAK-së për kryetar komune, Smajl Latifi, ka postuar një foto pranë kandidatit të VV-së, Visar Korenica dhe atij të PDK-së, Idriz Vehapi.

Latifi, Korenica e Vehapi kanë qenë bashkë në ceremoninë e ndarjes së medaljes nga shteti kroat për komandant Tonin.

Ata kanë qenë të ulur bashkë dhe Latifi e ka quajtur “moment të këndëshëm” fotografinë.

“Pavarësisht dallimeve dhe pikëpamjeve që kemi, ne që synojmë të jemi të parët e komunës së Rahovecit, duhet të jemi shembull për qytetarët! Një moment i këndshëm pranë kolegëve kandidat për kryetar, familjarëve të dëshmorëve, Kryeministrit Haradinaj e qytetarëve. Momente si ky i nderimit të komandant Tonit, Xhelal Hajda, nga shteti kroat, na bëjnë bashkë dhe krenar të gjithëve! LAVDI jetës dhe veprës së Tonit e Micit!”, ka shkruar Latifi.

Shpërndaje në: