Aro Muric nuk e kalon lëndimin, zëvëndësohet nga ky portier sonte ndaj Qipros

Aro Muric nuk e kalon lëndimin, zëvëndësohet nga ky portier sonte ndaj Qipros

Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombëve për këtë edicion ndaj Qipros.

Djelmoshat e Alain Giresse sonte duhet të tregojnë vetën në ‘Fadil Vokrri’ dhe të dalin me fitore nga kjo përballje, shkruan Periskopi.

‘Dardanët’ kërkojnë që me fitore të mbeten ende në Ligën C’ e të mos bien nga ajo.

Kështu, sipas gazetarit sportive, Arlind Sadiku, Aro Muric nuk e ka kaluar lëndimin përkundër dëshirës së tij që dëshiron të luajë ai nuk është i gatshëm sonte ndaj Qipros, zëvendësues i tij do të jetë Samir Ujkani.

“Aro Muric dëshiron të luaj sonte, por lëndimi duket se do t’ia pamundësoj. Gjasat janë shumë të vogla që ai të startoj ndaj Qipros. Samir Ujkani pritet ta zëvendësoj”, shkruan Sadiku.

Shpërndaje në: