Arratisja e të burgosurit, suspendohet mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike

Arratisja e të burgosurit, suspendohet mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike

Sot gjatë ditës është arritur një i burgosur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike. Lidhur me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar mbikëqyrësin e këtij Insituti.

Më tutje, ShKK-ja ka njoftuar se ka dërguar në procedurë diciplinore edhe tre zyrtarë të tjerë.

Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 04 shtator 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.

Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi.

Me respekt,

SHKK/MD

Shpërndaje në: