Arrestim për ndërhyrje në sistem të Kuvendit
Një person është arrestuar nën dyshimet se tentoi ta pengojë rrjetin kompjuterik dhe televiziv të Kuvendit.
Një person është arrestuar dje, si i dyshuar për ndërhyrje në sistemin kompjuterik të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Arrestimi sipas policisë ndodhi dje në orën 11:00.
Policia dyshon se i arrestuari ka ndërhyrë edhe në rrjetin televiziv të objektit të legjislativit.
Policia njofton se konfiskoi mjetet e përdorura për ndërhyrje nga i dyshuari.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi,” thuhet në raportin policor.
Dje në Kuvendin e Kosovës njëra nga pikat e rendit të ditës ishte ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Qeveria e tërhoqi këtë pikë nga rendi i ditës, ngase munguan deputetët e Listës Serbe që janë pjesë e koalicionit qeveritar, derisa edhe opozita po e kundërshton marrëveshjen.



