Arrestimi i “Ciprrës”, në aksion u përfshinë edhe AKI-ja dhe Njësia Speciale

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar Besim Hajdarin, i njohur me nofkën “Ciprra”, ndonëse arrestimi i tij nuk ka qenë thjesht një aksion i zakonshëm policor.

Për të shpallurin në kërkim si person me rrezikshmëri të lartë, u angazhuan policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Njësiti Special i Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

I dyshuari kishte tentuar t’i ikte Policisë dhe me atë rast kishte pësuar lëndime trupore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H., i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Kanojsa”.”, njofton prokuroria Themelore e Prishtinës.

Prokuroria Themelore gjithashtu ka treguar se të ndaj Besim Hajdarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa gjithashtu do të ketë kërkesë për paraburgim.

“I dyshuari i lartcekur, më 16.04.2021, është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.​”, thotë edhe Prokuroria.

 

Shpërndaje në: