Arrestimi i Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë, reagon PSD-ja

Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pas arrestimit të kryetarit Dardan Molliqajt dhe aktivistëve, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça.
PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre, ku përmes publikimit të disa fotografive tregojnë arrestimin e dhunshëm të policisë.
“Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Arrestimet e tyre kanë ndodhur pasi u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtit ishin prezent në protestën e mbajtur nga përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Më poshtë keni reagimin e plotë të PSD-së: