Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së tensionon raportet Kosovë-Zvicër
Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar, të martën e kaluar, në banesën e tij, në Zurich të Zvicrës, me kërkesë për ekstradim nga drejtësia serbe nën akuzën se ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në dy fshatra të Kosovës, raportoi të dielën gazeta zvicerane, “SonntagsZeitung”.



