Arrestimi i pesë personave për terrorizëm: Ky është arsenali i frikshëm i armëve të konfiskuara

Periskopi.com Lajme

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot, Policia e Kosovës, përkatësisht, Drejtoria Kundër Terrorizmit pas hetimeve disa mujore, pas informacioneve dhe hetimeve shtesë kanë kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme, operacion ky i cili ka rezultuar me “sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore, e pajisje tjera të ndryshme”, njofton prokuroria.

“Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje me datë (10.10.2021) në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili kishte rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme. Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen  e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës ku dyshohen për veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së””, njofton prokuroria.

Po ashtu, të njëjtit dyshohen edhe për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së”.

Pamje të armëve të konfiskuara:

 

Shpërndaje në: