Arrestohen 10 persona për kontrabandë me migrantë, konfiskohen para dhe pasaporta

Arrestohen 10 persona për kontrabandë me migrantë, konfiskohen para dhe pasaporta

Policia Kufitare e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kompetente, Policinë e trafikut, Drejtorinë për migrim dhe të huaj dhe me njësitet tjera relevante policore, ka realizuar sot një operacion policor me ç’rast janë arrestuar 10 persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Shtatë prej tyre janë shtetas të huaj, ndërsa tre të tjerë shtetas kosovarë.

Gjatë operacionit policor, të dyshuarit dhe viktimat janë lokalizuar në disa automjete në lëvizje, si dhe gjatë kontrollit në një hotel, ku përveç arrestimit të dyshuarve, janë identifikuar edhe 153 shtetas të huaj viktima të kontrabandimit, të cilët janë trajtuar sipas Ligjit për të huaj.

Po ashtu, gjatë operacionit policor te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një revole, 13 fishekë të kalibrit 7.65mm, një fishek i kalibrit 7.62mm, 2110 euro, 942 dollarë, 100 franga, 7800 lekë të Shqipërisë, 1000 dinarë të Serbisë, një pasaportë e Bangladeshit, një pasaportë e Egjiptit, dy laptopë, pesë telefona të mençur, një USB, një unazë ari, dy unaza të argjendit, një orë Rolex dhe tri automjete – një kombi dhe dy vetura.

https://www.youtube.com/watch?v=HNoIFgInh18

Shpërndaje në: