Arrestohen 17 persona, nuk e respektuan “orën policore”

Arrestohen 17 persona, nuk e respektuan “orën policore”

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, pasi pa ndonjë arsye kanë lëvizë në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas Policisë, gjashtë persona janë arrestuar në Prishtinë, të cilët kanë dal pa ndonjë arsye në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia thotë se katër janë arrestuar edhe në Prizren, e një në Ferizaj. Nga një të arrestuar ka në Pejë, Gjakovë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Shpërndaje në: