Arrestohen aktivistë e deputetë të VV-së një ditë para protestës së 17 shkurtit

Qeveria e Kosovës në panik një ditë para protestës së 17 shkurtit.
Sa herë që Vetëvendosje organizon ndonjë aksion anti-qeveritar, fillojnë arrestimet e aktivistëve dhe liderëve të tyre.
Çuditërisht, edhe rastet e para shumë vitesh, rikthehen në kujtesën e pushtetit, i mbështetur edhe nga EULEX-i, për të kryer operacione arrestimesh ndaj opozitës, përkatësisht Vetëvendosjes.
Të fundit, janë arrestimet që kanë arsyetim demolimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Pa kaluar as 48 orë para protestës së 17 shkurtit, janë arrestuar deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, zëdhënësi i VV-së Frashër Krasniqi dhe dhjetëra aktivistë të tjerë.