Arrestohen burrë e grua në Fushë Kosovë, rrihnin kunatën e tyre

Arrestohen burrë e grua në Fushë Kosovë, rrihnin kunatën e tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe grua në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se qe një kohë kishin ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre.

Me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje, kurse gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 15.09.2022 – 20:35. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e (bashkëshort mes veti) pasi të njëjtit që një kohë kishin ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare- kunatës së tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar ë procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Shpërndaje në: