Arrestohen dy persona, dyshohen së përfituan kundërligjshëm tenderë rreth 100 mijë euro

Arrestohen dy persona, dyshohen së përfituan kundërligjshëm tenderë rreth 100 mijë euro

A.D dhe S.D janë arrestuar pasi dyshohen se gjatë vitit 2021 kanë përfituar tender rreth 100 mijë euro nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

Njëri është pronari, ndërsa tjetri është i autorizuari i këtij biznesi, të cilët sot janë intervistuar.

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka thënë se të dyshuarit  kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruara qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro.

Ata dyshohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe“Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, sipas kodit penal të RKS-së.

Pas përfundimit të intervistimit është njoftuar prokurori i rastit  dhe me vendim të tij, të dyshuarit e sipërshënuar me iniciale vendoset të dërgohen në Qendër të Mbajtjes, i dyshuari (A. D.) është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari (S. D.) me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.

 

Shpërndaje në: