Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Kamenicë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Kamenicë

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 02.08.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi Shqiptar, shtetas i Kosovës se në stallën e tij e cila gjendet ne fshatin Lisockë, Komuna e Kamenicës persona të panjohur dyshohet se kishin depërtuar me forcë nga ku kishin vjedhur disa pajisje bujqësore në një vlerë të konsiderueshme.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë pas një pune mirë të organizuar operative me datën 11.08.2022 kanë arritur që të e lokalizojnë dhe rrjedhimisht të e arrestojnë një të dyshuar
Kosovar Shqiptar E.Z. (2002) i cili kishte kryer veprën penale dhe mjetet e vjedhura i kishte shitur tek i dyshuari dytë Kosovar Shqiptar R.R. (1968)”, thuhet në komunikatë për media.

Mjetet e vjedhura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe i janë kthyer pronarit legjitim.

Dy të dyshuar janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me kallëzim penal të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Shpërndaje në: