Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen dhe plagosjet në Prizren: Njëri del shumë i njohur

Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen dhe plagosjet në Prizren: Njëri del shumë i njohur

Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.

Gazeta Online “Reporteri merr vesh se njëri nga të arrestuarit është, Leotrim Latifi i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.

29 vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili qe një kohë të gjatë ishte në arrati.

Kujtojmë se dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në: