Arrestohen dy të mitur, u zunë duke vjedhur ditarët e shkollës

Arrestohen dy të mitur, u zunë duke vjedhur ditarët e shkollës

Policia ka njoftuar se dy persona të mitur janë arrestuar pasi janë zënë në flagrancë duke vjedhur 19 ditarë shkollorë.

Ngjarja, sipas raportit policor, ka ndodhur dje në fshatin Besi të Prishtinës.

Dy të miturit janë zënë në flagrancë në objektin e shkollës.

Policia është duke e kërkuar edhe një të dyshuar tjetër.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: