Arrestohen dy të rinj nga Kosova, shisnin drogë në lokalet e Dhërmiut

Arrestohen dy të rinj nga Kosova, shisnin drogë në lokalet e Dhërmiut

Dy shtetas nga Kosova janë arrestuar në Vlorë, nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike.

Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Toyota” dhë në dhomën ku po qëndronin 31-vjeçari me iniciale T.T. dhe 25-vjeçari me iniciale E.K. dhe ka gjetur shumëllojshmëri drogërash.

87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Dy të rinjtë dyshohet se u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Ata do të hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje në: