Arrestohen edhe tre të dyshuar lidhur me sulmin në Parlament

Arrestohen edhe tre të dyshuar lidhur me sulmin në Parlament

Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë në pranga edhe tre të dyshuar të cilët kanë marrë pjesë në sulmin në Kuvend.

“SPB Shkup, në kuadër të masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjeve pas ndërhyrjes së qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me datë 27-të nga muaji i kaluar, mbrëmë (02,05) janë arrestuar edhe tre persona V.N. (45), D.P (33), dhe V.P (33), të gjithë nga Shkupi, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, sipas nenit 384 nga KP i R. së Maqedonisë për (V.N) dhe “pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” sipas nenit 384 nga KP i RM-së për (D.P dhe V.C).

Nga ana e gjyqtarit në procedurë paraprake personit V.N i shqiptohet masa e paraburgimit prej tetë ditëve. Gjithashtu mbrëmë në SP Kisella Vodë vet është paraqitur V.T. (40) i dyshuar për veprën penale- “pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të kryej vepër penale”, sipas nenit 385 nga KP i RM-së.

Për momentin në fuqi janë edhe 8-të urdhër-arreste për të cilat policia po gjurmon. Deri më tani janë arrestuar 12 persona, 6-të prej tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, për njëperson masa e arrest shtëpiak për dy persona masa e përkujdesisë.

Ashtu siç njoftoi më parë Ministria e Punëve të Brendshme, SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike- Shkup deri tani ka parashtruar flet-paraqitje penale për 20 persona të identifikuar si pjesëmarrës në trazirat në Parlament.

Ndërkohë, policia po vijon me hetimet për identifikimin e personave të cilët kanë marrë pjasë në trazira, duke marrë parasysh edhe mjetin e improvizuar eksploziv të zbuluar mbrëmë në katin e parë në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/

 

Shpërndaje në: