Arrestohen edhe tre të dyshuar për thyerje të xhamave të Kuvendit

Arrestohen edhe tre të dyshuar për thyerje të xhamave të Kuvendit

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për thyerje të xhamave të Kuvendit të Kosovës.

Policia thotë se të dyshuarit kanë thyer me gurë dy xhama të Kuvendit, transmeton Koha.net.

“Përderisa janë zhvilluar aktivitete brenda në Kuvendin e Kosovës, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të RKS-së. Njësitet policore të cilat kanë qenë me detyrë zyrtare në atë lokacion, kanë vepruar menjëherë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lokacionit kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme”, thotë PK.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në: