Arrestohen katër tifozë anglezë, e bënë për spital policin para humbjes kundër Hungarisë

Arrestohen katër tifozë anglezë, e bënë për spital policin para humbjes kundër Hungarisë

Katër tifozë janë arrestuar pasi një oficer policie u shtrua në spital, pasi që rrëzua pa ndjenja nga goditjet e tyre para humbjes së Anglisë ndaj Hungarisë në “Molineux” mbrëmë.

Polici në fjalë, i cili është anëtar i Njësisë së Futbollit të Policisë së West Midlands, u dërgua në spital me një lëndim në kokë pasi u sulmua rreth orës 19:25, përcjell KosovaPress.

Katër tifozë, të moshës 21, 20, 19 dhe 18 vjeç, u arrestuan më vonë aty pranë me dyshimin për sulm dhe mbeten në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Në një deklaratë të policisë së West Midlands thuhej: “Kuptohet se atij iu afruan nga pas një grup tifozësh në një zonë me bar, dhe më pas u godit në pjesën e kokës”.

“Ai u rrëzua pa ndjenja, pësoi një lëndim në kokë dhe u dërgua në spital për vlerësim dhe trajtim. Ne jemi duke vlerësuar videon dhe kamerat në një përpjekje për të identifikuar se kush është përgjegjës”, thuhej më tej në deklaratën e policisë.

Incidenti ndodhi para humbjes 4:0 të Anglisë në shtëpi ndaj Hungarisë, ndërsa skuadra e Gareth Southgate pësoi humbjen e tyre më të keqe në shtëpi që nga viti 1928 për t’i lënë ata në fund të grupit të Ligës së Kombeve.

Shpërndaje në: