Arrestohen tre të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve

Arrestohen tre të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët ishin përfshirë në një përleshje në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, më 7.12.2019, rreth orës 13:00.

Gjatë këtij incidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti ‘lëndim i lehtë trupor’, gjatë hetimit të rastit hetuesit e Stacionit Policor Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë kryer bastisje në tri lokacione.

Gjatë bastisjes në depon e njërit nga personat e dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit ‘Stoeger Cougar 9mm dhe 13 fishekë 9mm. dhe është hapur rasti ‘mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Shpërndaje në: