Arrestohet 19-vjeçari në Vushtrri, dyshohet se detyronte një person të paguante para

Arrestohet 19-vjeçari në Vushtrri, dyshohet se detyronte një person të paguante para

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar në Mitrovicë për veprën penale “detyrim”.

Sipas Policisë Z.S. dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë ka detyruar viktimën që të dërgojë shuma të parave në lokacione të caktuara.

I dyshuari është kapur në flagrancë duke marrë kartmonedhën e dërguar nga viktima.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Arrestimi i të dyshuarit S. Z., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe masave të ndërmarra për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Si rezultat i vëzhgimit dhe masave të aplikuara hetuesit policorë kanë arritur që në zonën e Vushtrrisë të dyshuarin ta zënë në flagrancë, ku tek i njëjti në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima. Nga hetimet e deritanishme dhe provat e siguruara, bëhet e ditur se personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë ka detyruar viktimën që të i dërgoj shuma të parave në lokacione të caktuara. Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës

Shpërndaje në: