Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për tetë vepra vjedhjeje dhe asgjësim pasurie në Fushë Kosovë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për tetë vepra vjedhjeje dhe asgjësim pasurie në Fushë Kosovë

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar  një 27-vjeçar me inicialet A.M., nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në së paku tetë vepra të ndryshme, kryesisht vjedhje dhe asgjësim pasurie në Fushë Kosovë. 

Në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për tu proceduar më tej.

Shpërndaje në: