Arrestohet 36 vjeçari shqiptar që ndihmoi në arratisje turkun me miliona dollarë në xhep

Arrestohet 36 vjeçari shqiptar që ndihmoi në arratisje turkun me miliona dollarë në xhep

Është arrestuar Edevaldo Haxhiu, 36-vjeçari i cili akuzohet se ndihmoi dhe mbështeti të arratisurin nga Turqia, Faruk Fatih Özer, themeluesin e kompanisë Thodex, i cili akuzohet për mashtrim me miliona dollarë dëm.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe i dyshuari tjetër A.C i cili mori të arratisurin Özer nga aeroporti në Tiranë dhe e dërgoi në një hotel.

Edevaldo Haxhiu, është i dyshuari kryesor në hetim dhe u kap nga policia e Tiranës në orën 00:30 të ditës së djeshme, shkruajnë mediat turke.

Haxhiu, i cili u zbulua se udhëtonte brenda dhe jashtë Turqisë shpesh, u kap në regjistra ndërsa hynte në hotel ku ndihmoi të arratisurin Özer.

Mësohet se Edevaldo Haxhi nuk ka folur në hetimin policor dhe nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se nuk e njihte Fatih Ozerin.

Më tej ai argumentoi se akuzat se ai ndihmoi Ozerin e arratisur nuk ishin të vërteta.

Megjithatë, u mësua se policia kishte shumë dëshmi se Edevaldo Haxhiu ishte “personi që ndihmoi Fatih Özer të vinte në Shqipëri”.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Turqisë nisi një hetim më 22 prill, pas një raporti zbuloi se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në shkëmbimin e parave kripto Thodex dhe se pronari i kompanisë Faruk Fatih Ozer, iku jashtë vendit.

Në këtë kontekst, u vërtetua me dokumente dhe regjistrime zyrtare se i dyshuari, pronari i kompanisë, Faruk Fatih Özer, u arratis jashtë vendit më 20 prill dhe u përcaktua se nuk kishte aktivitet në adresat zyrtare të kompanisë.

Urdhër arresti u lëshua për 82 të dyshuar, përfshirë Ozer, për të cilët u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar.

81 të dyshuar u kapën në operacionin e organizuar në 8 provinca me bazë në Stamboll. 6 prej tyre, përfshirë vëllain e Faruk Fatih Özer, Güven Özer dhe vëllain e tij Serap Özer, u arrestuan.

Ndërkohë ende nuk dihet se ku ndodhet Ozer së bashku me miliona dollar që u mori përdoruesve të kompanisë së tij./Abcneës.al

 

Shpërndaje në: