Arrestohet 48-vjeçari nga Kaçaniku i kërkuar për dhunë në familje

Arrestohet 48-vjeçari nga Kaçaniku i kërkuar për dhunë në familje

Policët në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet I.M i moshës 48 vjeçar për shkak se dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.

“Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:00 pasi kanë pranuar një informacion, në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet I.M (M/K), i moshës 48 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Dhunë në familje ’’ me dënim burgimi prej njëqindenjëzet (120) ditëve. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: