Arrestohet 51-vjeçari i kërkuar nga policia

Periskopi.com Lajme

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet G.H (M/K) i moshës 51 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,substancave psikotrope dhe analoge’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve”, njofton policia.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.