Arrestohet 60 vjeçarja, mashtronte shqiptarët me viza amerikane
Një grua 60 vjeçe në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh një gruaje. Policia njofton se dje u arrestua shtetasja Erkanda Jaupllari, 60 vjeçe, banuese në Tiranë. “Ajo me anë të mashtrimit, i ka marrë shumën prej 2200 Euro, shtetases R. M., 54 vjeç, duke i premtuar se do i nxirrte një vizë amerikane” njofton policia.



