Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Alket Zeqiri

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes Alket Zeqiri

Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alket Zeqiri, tha kjo Lëvizje përmes një reagimi.

Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal për ta shtypur Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’i realizuar interesat e Serbisë në Kosovë, vazhdon njoftimi.

Aktivisti Alket Zeqiri u arrestua në shtëpinë e tij në Fushë-Kosovë, me ç’rast edhe iu bastis shtëpia, duke i terrorizuar kështu familjarët e aktivistit.

I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja. Vetëm në këtë mënyrë, mund të kthehet normaliteti në Kosovë. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë, thekson Lëvizja Vetëvendosje në reagimin e saj.

 

 

Shpërndaje në: