Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
Sot rreth orës 20:00, në Gjilan është arrestuar aktivisti i LVV-së, Lirim Gashi. Gashi, fillimisht është ndaluar nga Policia për një kontrollë rutinore, por pasi është kuptuar se i njëjti është aktivist i VV-së, ai është arrestuar. Mësohet se atij i është thënë se ka një lëndë të vjetër dhe kjo është arsyeja e arrestimit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.



