Arrestohet bashkëpunëtori i Papës për orgji seksuale

Arrestohet bashkëpunëtori i Papës për orgji seksuale

Një javë më parë, gazeta italiane Il Fatto Quotidiano, e botoi një lajm shokues për orgjitë homoseksuale të udhëheqësve të Vatikanit të cilat i kishte ndaluar policia.

Orgjitë zhvilloheshin në apartamentin që është në pronësi të Kongregacionit për Doktrinën e Besimit, e cila mes tjerash është përgjegjëse për rastet e pedofilisë mes priftërinjve.
Ky apartament shfrytëzohej nga sekretari i kardinalit Francesco Coccopalmeri, udhëheqësit të këshillit papnor për shkrimet zakonore.

Sekretari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte mbidozuar gjatë njërës prej orgjive dhe pasi ishte dërguar në spital mjekët kishin arritur t’ia shpëtonin jetën. Aktualisht ai është duke u “rimëkëmbur shpirtërisht” dhe po pret gjykimin.

Prifti u arrestua dhe u mor në pyetje.

 

 

 

Shpërndaje në: