Arrestohet deputeti britanik për dyshime të sulmit seksual dhe përdhunimit

Arrestohet deputeti britanik për dyshime të sulmit seksual dhe përdhunimit

Një deputet konservativ nga parlamenti britanik është arrestuar pasi që i njejti akuzohet për kryerjen e sulmeve seksuale dhe të përdhunimit, bën të ditur The Sun, përcjell Periskopi.

Policia britanike tha se: “Një burrë u arrestua me dyshimin për sulm të pahijshëm, sulm seksual, përdhunim, shpërdorim të pozitës së besimit dhe sjellje të pahijshme në detyrë publike”.

Një përditësim të mërkurën tha se deputeti tani është liruar me kusht deri në mes të qershorit në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Policia Metropolitane tha se veprat e supozuara seksuale janë kryer midis viteve 2002 dhe 2009 në Londër.

Polica mori për herë të parë një raport mbi akuzat në janar të vitit 2020 dhe kanë kryer një hetim dy-vjeçar mbi pretendimet.

Deputeti i paidentifikuar nuk do të pezullohet nga partia derisa detektivët nga njësia Qendrore e Specializuar e Krimit të përfundojnë hetimin e tyre.

Por deputeti tjetër konservativ, Chris Heaton Harris, i ka kërkuar deputetit që të qëndrojë larg parlamentit gjatë hetimit.

Rreth 50 deputetë thuhet se janë referuar tek autoritetet e Parlamentit për pretendime për sjellje të pahijshme seksuale. /Periskopi/

Shpërndaje në: