Arrestohet Don Xhoni

Periskopi.com Showbiz

Është arrestuar reperi i njohur Don Xhoni. Atij i është gjetur një revole e tipit Zastava dhe disa fishek.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Insajderin. Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë pas një kontrolli në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15.

Policia i ka konfiskuar:

· Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,

· Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

I Dyshuari, sipas policisë është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.