Arrestohet ish- nëndrejtori i një bankë në Fier, vodhi 1.3 milionë euro 12 vite më parë

Arrestohet ish- nëndrejtori i një bankë në Fier, vodhi 1.3 milionë euro 12 vite më parë

Shtetasi Gj. Xhaho ishte i dënuar për vjedhje bankash dhe arkave të kursimit.

Në postin e Nëndrejtorit të Bankës “Alfa”, Xhaho ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash duke falsifikuar dokumentat, raporton policia.

Sipas policisë, 47- vjeçari, banues në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit, është dënuar me nga Gjykata e Lartë Tiranë me 12 vite burg

“Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” parashikuuar nga Neni 136/2 i Kodit Penal” shkruhet ne njoftimin e policisë.

47 vjeçari mori dënim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë në nëntor të 2015-ës dhe prej një viti ishte në arrati.Xhaho në vitin 2012 nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve arriti merrte nga banka afro 1,3 milionë euro.

Shpërndaje në: