Arrestohet në flagrancë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Arrestohet në flagrancë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet se i ka kërkuar para një qytetari për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatë.

Policia njofton se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë) sot ka pranuar një informatë lidhur me një zyrtar nga Gjykata Themelore, i cili dyshohet ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit”. Zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë.

“Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës (NJRHKEK – Prishtinë) ka ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë.

Personi i dyshuar për Veprat Penale të Korrupsionit si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent është derguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin, përderisa ju ri-konfirmojmë se PK po ndërmerr dhe do të ndërmerr veprime ligjore ndaj secilit individ që është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: