Arrestohet një 29-vjeçar, policia ia gjeti 13 qese kokainë

Arrestohet një 29-vjeçar, policia ia gjeti 13 qese kokainë

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Njësia Ferizaj, pas hetimeve paraprake,të ndihmuar nga zyrtarë policorë të Stacionit Policorë Ferizaj, kanë ndalur një veturë me targa vendore në të cilën është gjetur një çantë me substancë narkotike.

Me këtë rast policia ka arrestuar Xh.G., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).

“Më pas, në proces të hetimit dhe operacionit policor, policia ka arrestuar edhe V.B., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar). Në koordinim me organet e drejtësisë janë realizuar kontrolle në banesat e dy të dyshuarve. Tek banesa e Xh.G., janë gjetur dhe konfiskuar: 13 qese najloni të mbushur me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me peshë 4.1 gram”, njofton policia, transmeton Express.

Kurse në  banesën e V.B., nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Në cilësinë e provave materiale  janë sekuestruar/konfiskuar, provat si në vijim: një qese e zezë najloni e mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë 1283.3 gram, 13 qese najloni të mbushura substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me peshë 4.1 gram, 3  telefona mobil, para të gatshme dhe dy vetura”, njofton tutje policia.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në: