Arrestohet një i dyshuar për sulmin në Çikago, ku u vranë gjashtë persona

Arrestohet një i dyshuar për sulmin në Çikago, ku u vranë gjashtë persona

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në paradën e Ditës së Pavarësisë në Highland Park në Illinois.

22-vjeçari Robert E Crimo III, u ndalua pas një ndjekjeje nga policia.

Personi i armatosur u ngjit në një çati, duke qëlluar rastësisht mbi spektatorët. Ai hapi zjarr në paradën, pranë qytetit të Çikagos, rreth orës 10:15 me orën lokale vetëm pak minuta pasi filloi.

Kjo është vrasja më e fundit masive që ka goditur SHBA-në, pasi gjatë vitit 2022 ka pasur një në çdo javë. Presidenti Joe Biden tha se ishte “i tronditur” nga dhuna.

Disa orë më vonë, dy oficerë policie u plagosën nga të shtënat në Filadelfia gjatë një shfaqjeje me fishekzjarre për 4 korrikun./A2CNN

 

 

Shpërndaje në: