Arrestohet një jordanez në Graçanicë: Gjuajti 4-5 herë me armë zjarri para këmbëve të amerikanit

Arrestohet një jordanez në Graçanicë: Gjuajti 4-5 herë me armë zjarri para këmbëve të amerikanit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar shtetas të Jordanisë, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën shtetas amerikan, kishte shtënë me armë zjarri para këmbëve të viktimës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari pas mosmarrëveshjes me viktimën, kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe kishte shtënë 4-5 herë para këmbëve të viktimës, shkruan lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Jordanisë i cili për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull shtetas amerikan kishte nxjerrë armën me të cilën kishte shtënë 4-5 herë para këmbëve të viktimës. Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit. Viktima dhe i dyshuari janë bashkëpronar të një firme”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në: