Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendarinë në Prishtinë

Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendarinë në Prishtinë

Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese  sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.

Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

Pronari i arrestuar po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove./KP

Shpërndaje në: