Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, inicialet dhe mosha e tij

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, inicialet dhe mosha e tij

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.S (M/K), i moshës 32 vjeçar.

Siç njofton policia, transmeton Express, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Sulm ndaj personit zyrtar ’’  me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: