Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuari për organizim të lojërave të fatit-bixhozit.

Policia njofton se lojërat organizohesh në lokalin e personit të dyshuar.

Njësitet policor nga stacioni policor në Gjilan kanë pranuar informata se në një lokal në Gjilan, organizoheshin dhe zhvilloheshin lojëra fati të kundërligjshme. Me urdhër të prokurorit realizohet urdhër kontroll në lokalin në fjalë ku hasen shtatë persona dhe pronari i lokalit i dyshuari me iniciale (C. S.). I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës”, njofton Polcia.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizorë, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.