Arrestohet një polic i Kosovës, dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në veri kundër drogës

Arrestohet një polic i Kosovës, dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në veri kundër drogës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar një polic nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në veri.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka dëmtuar provat nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.

“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje. Zero tolerancë ndaj krimit, posaqërisht atij brenda rradhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka deklaruar dje se vlera e drogës së konfiskuar, është në vlerë rreth 6 milionë euro, derisa e pajisjeve 1.5 milion euro.

Shpërndaje në: