Arrestohet një tifoz i Feyenoordit para stadiumit “Air Albania”, i ndalohen të marr me vete monedha të metalit

Arrestohet një tifoz i Feyenoordit para stadiumit “Air Albania”, i ndalohen të marr me vete monedha të metalit

Nuk mund të mungojnë incidentet sporadike gjatë hyrjes së tifozëve në stadium.

Përveç sendeve të ndryshme të hedhura poshtë, një tifoz holandez e ka tepruar disi me shfrenimin e imagjinatës, teksa tentoi të thyente kordonet policore për të hyrë në stadium.

Ai menjëherë u arrestua nga forcat e shumta të policisë, teksa iu vendosën prangat. Ndërkaq mësohet se tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë. Ata duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.

Shpërndaje në: