Arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, shkak dyshimet për shitblerje të votës

Arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, shkak dyshimet për shitblerje të votës

Një vëzhgues i Nismës dhe një komisioner i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë arrestuar në një qendër në Malishevë për shkak të një incidenti.

Rasti ka ndodhur në Qendrën e votimit në ora 14:00, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, ka konfirmuar kryesuesi i KQZ-së për KOHËN, Rexhep Zogaj, derisa të ditur ka bërë edhe komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. Sipas tij, rasti dyshohet se ka ndodhur për shitblerje të votës

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje në: