Arrestohet pejani, që disa vite prindërve të një vajze u prezantohej si burri i saj

Arrestohet pejani, që disa vite prindërve të një vajze u prezantohej si burri i saj

Një rast jo fort i zakonshëm i ngacmimit është raportuar në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e së cilit një person ka përfunduar në pranga.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh kabërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti qe disa vite në vazhdimësi ngacmon viktimën femër kosovare dhe familjarët e saj (duke u prezantuar si bashkëshorti i saj).

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Detaje të tjera rreth rastit në fjalë nuk janë dhënë.

Shpërndaje në: