Arrestohet personi i dytë për sulmin ndaj tri vajzave në Prishtinë

Arrestohet personi i dytë për sulmin ndaj tri vajzave në Prishtinë

Është arrestuar edhe një person i përfshirë në rastin e rrahjes së tri vajzave në Prishtinë.

I arrestuari i dytë, sipas policisë i ka dhënë ndihmë kryesit të veprës.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare ndërsa i dyshuari tjetër i ka dhënë ndihëm kryesit të veprës”, thuhet në raportin në policisë.

Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: