Arrestohet personi që dyshohet se ia vodhi qenin KFOR’it

Arrestohet personi që dyshohet se ia vodhi qenin  KFOR’it

Policia e Kosovës ka lokalizuar një person në Prizren që dyshohet se kishte vjedhur një qen, pronë e personelit të dy pjesëtarëve të KFOR-it.

Sipas njoftimit, dy pjesëtarë turk të KFOR-it kishin raportuar të premten për vjedhjen e qenit nga një person, duke sjellë pamje nga kamerat teksa i dyshuari B.Z. kryente vjedhjen. Qeni është sekuestruar dhe më pas i është dorëzuar personelit të KFOR-it.

“Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarra lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: