Arrestohet personi që dyshohet se plagosi dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Arrestohet personi që dyshohet se plagosi dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Dy persona mbetën të plagosur sot në fshatin Bardhosh të Policisë.

Por pak orë më vonë i dyshuari në këtë rast është arritur të arrestohet.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë theksuar se gjatë bastisjes në dy lokacione ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit, e cila më pas është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës

Shpërndaje në: